-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Kandidatja e PDK-së për deputete, Besa Ismaili: Vushtrria është qytet i traditave, vlerave dhe mikpritjes së veçantë

- Advertisement -

Kandidatja e PDK-së për deputete me numër 41, Besa Ismaili, ka takuar kryesuesen e Kuvendit të Vushtrrisë, Melihate Basholli.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se ishte në Vushtrrinë e traditave, vlerave dhe mikpritjes së veçantë.

“Sot pata kënaqësinë të bisedoj me znj. Melihate Basholli, kryesuese e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për të dëgjuar për sfidat që ballafaqohen qytetarët e Vushtrrisë – sfida që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe të përgjegjshme. Vushtrria, qyteti i historisë së lashtë dhe i njerëzve të ndershëm e punëtorë, për mua është burim frymëzimi! Në këtë qytet të dashur për mua, tradita e respektit dhe solidaritetit është e rrënjosur thellë në çdo familje. Si përfaqësuese politike dhe kandidate për Kuvendin e Kosovës, unë do të angazhohem që familjet vushtrriase të jenë të dëgjuara dhe të mbështetura, dhe që preokupimet e vushtrriasve ti përkthej në veprime konkrete legjislative”, ka shkruar Ismaili.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit