Kandidati për president të Fenerbahçes premton 200 milionë euro dhe kthimin e Muriqit

- Advertisement -

Aziz Yildirim vlerësohet pretendent i fortë për president të gjigantit turk të futbollit, Fenerbahçe. Dhe mediat turke kanë shkruar të premten se Yildirim ka plan për investim prej 200 milionë eurosh në skuadrën e Fenerit.

Ndër të tjera ai planifikon forcimin e sulmit me Vedat Muriqin dhe Alexander Sorlothin.

“Është raportuar se Yildirim nuk dëshiron të bëjë gabime në transferimin e sulmuesve”, shkruan “haberler.com”.

Fenerbahçe ka mbetur në hije të Galatasarayt në vjetët e fundit, ndërsa tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre presin shumë nga zgjedhjet që do të mbahen në fillim të qershorit.

Muriqi ka shkëlqyer për Mallorcan në La Liga, duke i realizuar 22 gola.

Yildirim ka drejtuar më herët Fenerbahçen dhe ishte president i suksesshëm.

Të ngjashme

Të fundit