Sot në Kuvendin e Serbisë ka arritur propozimi për përbërjen e re të qeverisë së re, e cila do të udhëhiqet nga endokrinologu Gjuro Macut. Në mesin e kandidatëve për poste ministrore është edhe Boris Bratina, i propozuar për ministër të informimit dhe telekomunikimeve, një figurë kontroverse e njohur për qëndrimet e tij ekstreme dhe anti evropiane.
Në një tubim të mbajtur në Beograd në vitin 2009, Bratina dogji flamurin e Bashkimit Evropian duke bërtitur “Serbia dhe Rusia – nuk na duhet BE!” dhe “Poshtë qeveria marionetë!”.
Batina ka qenë anëtar aktiv i lëvizjes ultranacionaliste “SNP 1389” . Me profesion është filozof, ka punuar në universitete në Serbi dhe është i lidhur me strukturat politike pro-regjimit përmes lëvizjes “Për Popullin dhe Shtetin”, të iniciuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Është shquar për retorikë kundër opozitës, mediave të pavarura dhe sektorit akademik, veçanërisht gjatë protestave studentore në dhjetor 2024, kur ka kërkuar ndëshkimin e profesorëve të angazhuar politikisht