28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kanceri i qafës së mitrës, IKSHPK me thirrje: Vaksinohuni, kontrollohuni…

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë apel për vaksinim dhe kontrolla për kancerin e qafës së mitrës.

Në njoftim thuhet se vaksinat janë mburojë thelbësore.

“Vaksinat janë mburojë thelbësore kundër sëmundjeve si #Kanceri i qafës së mitrës. Le të ngrisim vetëdijen gjatë muajit janar për #Kancerin e qafës së mitrës! #vaksinohun, kontrollohu dhe qëndro i mbrojtur”.

Vaksina HPV është shumë efektive sipas IKSHPK’së.

“Është muaji i vetëdijesimit për #Kancerin e qafës së mitrës! Vaksina #HPV është shumë efektive. Mund të parandalojë 9️ nga 10 raste të HPV – shkaku numër 1 i kancerit të qafës së mitrës. Po, Vaksinat Funksionojnë!”

IKSHPK thotë se vaksinimi mund të bëhet nga mosha 9 deri në 14 vjet, ndërsa kontrollat nga mosha 30 vjeç.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit