-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Kampioni i botës bën gafën e pafalshme në televizion, shpall të vdekur kolegun që jeton

- Advertisement -

Emmanuel Petit (54 vjeç) shkaktoi një incident të madh gjatë një transmetimi televiziv kur, gabimisht, deklaroi se një koleg i tij kishte ndërruar jetë. Ish-kampioni i botës dhe Europës me Francën ishte i ftuar në programin britanik “Monday Night Football” të “Sky Sports”, ku foli për ish-mesfushorin dhe ndihmës trajnerin Pat Rice.

“Gjithashtu pata një përplasje me Pat Rice një herë. Prehu në paqe, Pat!” – tha Petit, para se të ndërpritej nga prezantuesi David Jones, i cili e korrigjoi menjëherë. “Kam lajme pozitive, Pat Rice të dërgon urimet e tij më të mira. Në fakt, ai ende nuk ka ndërruar jetë. Është gjallë dhe në formë të mirë”, – tha Jones.

Pat Rice will fight all the way - and his record shows that he can pull  through - Steve Stammers - Irish Mirror Online

Petit, dukshëm i turpëruar nga situata, kërkoi menjëherë falje: “Më falni! Më fal, Pat! Jam konfuz. Më vjen shumë keq, Pat. Kam bërë një gabim, më falni”.

Ndërkohë, analisti televiziv Jamie Carragher, i pranishëm në panel, shpërtheu në të qeshura. Ky incident i sikletshëm u bë menjëherë “viral” në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe komente humoristike për gafën e ish-lojtarit francez.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit