10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kampi i Neymarit i përgjigjet zërave që e lidhnin me Barcelonën

- Advertisement -

Dje ishte raportuar se Neymar i është vetofruar Barcelonës.

Kështu raportoi gazetari nga Katalunia, Gerard Romero, i cili madje shtoi se Hansi Flick ishte ai që s’e lejoi këtë lëvizje të ndodhë.

Mirëpo, i menjhërshëm qe reagimi i kampit të Neymarit, i cili i përgënjeshtroi këto zëra, duke shtuar se lojtari është i lumtur në Arabinë Saudite.

“Zërat se Neymari është i interesuar për një kalim në Barcelonë janë gënjeshtra dhe një mosrespekt në drejtim të figurës së lojtarit dhe klubit të tij, Al-Hilal. Neymar është i lumtur në Riyadh, dhe së shpejti do të kthehet në fushë për t’i magjepsur shikuesit”, thuhet në komunikatën e kampit të lojtarit brazilian.

Neymar i ishte bashkuar Al-Hilalit sezonin e kaluar nga PSG-ja, derisa ka vetëm pesë paraqitje me klubin saudit për një vit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit