15.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Kamberi, Sinani e Mustafi pjesë e tubimit të Vetëvendosjes në Zvicër, partia e Kurtit vazhdon ta përçajë Luginën e Preshevës

- Advertisement -

Mbajtja e tubimeve të partive politike në diasporë është shpeshtuar muajve të fundit. Një tubim në Zvicër e ka mbajtur edhe Lëvizja Vetëvendosje, por për dallim nga herët e tjera që përfaqësuesit e partive shqiptare në Luginë të Preshevës e ruanin paanshmërinë në raport me partitë në Kosovë, duket se tani edhe “përgjegjshmërisë” së tyre i ka ardhur fundi.

Siç shihet edhe në fotografitë e këtij tubimi partiak, krah Glauk Konjufca shihen edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, si dhe përfaqësues të tjerë të partive shqiptare në Luginë të Preshevës.

Marrëdhëniet e kryeministrit Kurti me kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifi, dihet se nuk janë aspekt të mira dhe LVV hapur ia ka mbajtur anën Kamberit, por Kurti e ka emëruar Ardita Sinanin edhe si këshilltare politike për Luginën e Preshevës.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit