16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

“Hiqni masat”- Qeveria e bën “të forten” me Stanon pasi ky i tha Kurtit se nuk vendos ai për masat e BE-së

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur masa padrejtësisht ndaj Kosovës.

Kryeziu në platformën “X” tha se Kosova u fajësua padrejtësisht për përshkallëzimin në veri dhe shtoi  se pasi shtensionimi ka ndodhur masat duhet të hiqen.

Kryeziu në platformën “X” ka postuar dy foto nga Zveçani, një të trazirave në maj të vitit të kaluar ku protestuesit serbë sulmuan ushtarët e KFOR-it para objektit të Komunës dhe një foto tjetër e postoi të kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, duke u larguar së fundi nga objekti i Komunës pa u penguar.

Rasti është i thjeshtë. BE-ja vendosi masa kundër Kosovës pasi na fajësoi, padrejtësisht, për përshkallëzimin që çoi te ngjarja në foton 1. Foto 2 tregon kryetarin e Zveçanit duke u larguar nga ndërtesa e njëjtë pa u penguar. Depërshkallëzimi ka ndodhur. Prandaj, masat duhet të hiqen”, ka shkruar Kryeziu.

“Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin. E përsëris kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Pra, kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, ka thënë Stano.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit