8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët edhe me ndarjet buxhetore

- Advertisement -

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se buxheti i propozuar nga Qeveria e Serbisë për vitin 2025 vazhdon të jetë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Për disa vite me radhë, buxheti i Trupit koordinues, nuk shënon ngritje”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Nëse merret parasysh inflacioni për vitin tjetër që do të jetë mbi 3 për qind vlera reale e buxhetit për këtë institucion, përmes të cilit do të duhej të financohen projektet zhvillimore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipas Kamberit, ka ulje të ndjeshme.

“Për vitin 2024, buxheti i Trupit koordinues ishte parashikuar në vlerën prej 374 milion dinarë, ndërkaq, për vitin 2025 janë të ndara 375 milion dinarë”, ka shtuar ai.

“Në vitin 2024, nga shuma e përgjithshme e buxhetit të Trupit koordinues, 255 milion dinarë ishin të parapara për projekte zhvillimorë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ndërsa për vitin 2025 janë të parapara 253 milion dinarë.  Janë dy milionë dinarë më pak se në vitin 2024”, ka shkruar Kamberi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit