Kaja Kallas do të pasojë Josep Borrellin si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ndërsa ka shumë pyetje se si do të jenë qëndrimet e saj në dialogun e fascilituar nga BE-ja.
Analistja gjermane Johanna Diemel për portalin “European Western Balkans” rikujton që ajo jo vetëm që vjen nga një vend që e ka njohur shtetësinë e Kosovës – ndryshe nga Borrelli spanjoll – por, ajo edhe personalisht u ka bërë thirrje pesë shteteve mosnjohëse të BE-së që ta njohin Kosovën.
“Kaja Kallas është politikania e tretë femër që mban postin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Një ndryshim i parë i madh me paraardhësin e saj Josep Borell është se ajo vjen nga një shtet që e njeh Kosovën dhe së dyti se ajo i ka bërë thirrje BE-5 që nuk e njeh Kosovën. Ajo është një kritike e zëshme e Rusisë dhe kjo shton edhe një dimension të ri që kërkon shumë këmbëngulje dhe diplomaci për punën e saj”, nënvizon Johanna Deimel.
“Nëse më pas e kthejmë vëmendjen tonë tek Uashingtoni, ku fitorja e zgjedhjeve të Donald Trump po bëhet gjithnjë e më e mundshme, Serbia dhe Kosova do të gjenden gjithashtu në një mjedis të ri gjeopolitik dhe të sigurisë. Për Kallas, kjo mund të nënkuptojë edhe që shkëmbimi i territoreve të kthehet në axhendë”, ka thënë mes tjerash ajo.
“Mendoj se edhe një herë do të emërojë një Përfaqësues Special për Dialog për këtë qëllim.Do të jetë interesante të shihet se kë (dhe nga cili vend!) do të emërojë për këtë detyrë”, përfundon Johanna Deimel.