9 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Kajtazi: Me këtë draft-statut Serbia bëhet hisedar në shtetin tonë

- Advertisement -

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, deklaroi se Serbia me draft statutin na bëhet hisedare në qeverisjen tonë, dhe kjo sipas tij është problemi themelor.

“Deri dje të ka cenuar në forma të ndryshme. E fundit ishte sulmi terrorist. Tash të gjithë ato struktura ilegale të Serbisë në Kosovë po legalizohen në kuadër të një mekanizmi që quhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, dhe kompetencat e këtij mekanizmi janë aq të mëdha, saqë ata ta cenojnë pastaj përbrenda sistemin juridik të Kosovës edhe vet Republikën”

“Dhe natyrisht, anëtarësimi në NATO dhe siguria e përgjithshme na i kishte zbutur pak dhimbjet dhe na e kishte hequr pak atë frikën për sigurinë e përgjithshme që mund të cenohet nga Serbia. Mundësia për destabilizim ekziston gjithmonë dhe prania e NATO-s tash është me një mandat goxha ndryshe prej mandatit që do ta kishim si anëtar i Aleancës, se prekja e një shteti anëtar të  NATO-s i bie që është prekur gjithë Aleanca”, deklaroi Kajtazi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit