Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për propagandën nga kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje.
Duke folur për profilet e rrejshme me të cilët po sulmohen kritikët e Kurtit, Kajtazi ka thënë se kjo është makineri propagande që e ka nisur, siç ka thënë baba i luftës hibride, Kurti.
“Është themelues i asaj që sot e quan luftë hibride. Është i certifikuar me vulë”, ka thënë Kajtazi.
“Propaganda e Vetëvendosjes është priamidë e rregullt. Kurti është në majë të Piramidës. Ai thotë se Bushi është rrenc, po na rren neve që ne s’kemi me pas pavarësi. Propaganda e tij tashmë ka marrë formë dhe këtë e mundëson edhe teknologjia”, ka thënë Kajtazi.