Gazetari Vehbi Kajtazi është shprehur “i bindur” se Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “e pret burgu, për korrupsion”.
Kështi tha Kajtazi në një shkrim pas hapjes së fushatës zgjedhore – ku pati lëvdata për dy partitë e mëdha opozitare, PDK-në dhe LDK-në.
Madje, Kajtazti bëri thirrje te elektorati që “ta ndëshkoni me votë Albin Kurtin”:
Postimi i plotë:
Sot PDK dhe LDK treguan se po rikthehen per te miren e ketij vendi.
Per Kosoven qe kryeministri nuk e saboton drejtesine.
Per Kosoven qe kryeministri nuk udheheq nje bande qe vjedh buke e zejtin.
Per Kosoven qe kryeministri nuk udheheq mafine energjetike.
Per te miren e Kosoves dhe tonen qe kryeministri punon per mireqenie e jo per fukarallak.
Prandaj, angazhohuni te gjithe qe kete njeri ta ndeshkoni me vote sepse eshte njeriu me i demshem qe ka udhehequr Kosoven.
Te gjithe kryeministrat kane bere diçka mire per vendin, pos Albin Kurtit qe ka bere vetem keq.
Veç shiheni se si sot u mundua ta mashtroje serish nanen Ferdonie. Ta manipuloje dhembjen e saj.
Per kater vjet ai nuk beri asgje per te pagjeturit.
Perkundrazi, beri marreveshjet me te demshme per vendin – u pajtua me Vuçiqin qe serbet te kene autonomi territoriale dhe politike.
Dashnine per kete vend e deshmone duke e ndeshku kete njeri. Patriotizmin deshmone duke u rreshtu me ata qe kane bere dicka per kete vend, e jo me ata qe i kane bere vetem deme.
Mos harroni, se partia ne pushtet e ka vjedh buken. Eshte marre vesh me terroristin Milan Radojeçiq qe veteranet e luftes mos te perfitojne nga paga minimale.
Jam i bindur se Albin Kurtin e pret burgu. Jo me per shkarravitje neper sheshe te Prishtines, por per korrupsion.