Kajtazi: Gjuha e Vetëvendosjes po aplikohet në Inteligjencë Artificiale

- Advertisement -

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar përdorimin e inteligjencës artificiale në Kosovë, duke thënë se ajo po keqpërdoret për prodhimin e përmbajtjeve manipuluese dhe “banale” në rrjete sociale.

Sipas tij, ndonëse inteligjenca artificiale në botë shërben për zhvillim në fusha si mjekësia dhe teknologjia, në Kosovë po përdoret edhe për qëllime politike dhe dezinformuese, duke ndikuar në opinionin publik.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se një pjesë e përmbajtjeve të tilla lidhen me mënyrën e komunikimit politik të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka avancuar inteligjenca artificiale. Inteligjenca artificiale e sotme e cila në botën normale përdoret për zhvillim. Sot po përdoret për shumë çështje, probleme, në mjekësi, teknologji e çkado qoftë. Sot është gjuha e Vetëvendosjes e aplikuar në inteligjencë artificiale dhe duke ditë çfarë gjuhe ka VV dhe çfarë logjike, shohim video kaq banale. Bien pre. E pashë një ditë një video, bile e kam ruajtur diku edhe linkun, që thoshte ‘s’kam pasë fëmijë 10 vjet, Zoti mi fali 2, kush më uron ia uroi krejt të mirat’. Sa profilin real e kam parë duke e uruar. Varet kush e sheh. Neve na bie me u kthy në 2016. Atë vit kur Albin Kurti kishte përgatit njëfar dokumenti, një pamflet që thuhej se ’45 për qind të popullit të Kosovës janë analfabet’. Ashtu thuhej aty, dhe thuhej se këta nuk e dallojnë çka është informata prej dezinformatës”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit