0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kajtazi: Edhe nga Haga, autoriteti i Thaçit është pakrahasueshëm më i lartë se i Osmanit

- Advertisement -

Në një intervistë në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, gazetari dhe opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Hashim Thaçi, edhe pse aktualisht gjendet në Hagë për akuzat për krimet e luftës, ka ende një ndikim të fuqishëm në politikën dhe shoqërinë e Kosovës, madje më të madh se presidentja Vjosa Osmani.

Kajtazi argumentoi këtë vlerësim duke u referuar marshimeve të organizuara nga partia politike PDK, si dhe nga iniciativa e njohur “Liria ka Emër”, dhe duke theksuar përfaqësimin e gjerë të këtyre marshimeve nga të gjitha sferat e shoqërisë kosovare, duke përfshirë pleqtë, fëmijët, gratë dhe familjet. Ai vlerësoi se ky unitet rreth Thaçit është një nga arsyet që ka shkaktuar përplasje në shoqëri.

Sipas Kajtazit, Thaçi ende gëzon një autoritet të pakrahasueshëm dhe ndikim të fuqishëm nga Hagës, edhe pse ndodhet nën hetim gjyqësor. Ai vuri në dukje se figura e Thaçit ka ende një peshë të madhe në politikën dhe shoqërinë kosovare, ndërsa presidentja Vjosa Osmani, e cila është zgjedhur kohët e fundit në postin e presidentes së Kosovës, nuk ka arritur të ketë të njëjtin nivel të ndikimit.

“Në marshin e organizuar nga PDK, apo iniciativa Liria ka emër, s’ka rëndësi se kush e ka organizuar, unë kam qenë aty dhe kurrë më shumë popull s’kam pa. Nuk flas popull në numër por në përfaqësim. Kam parë shumë pleq të fshatrave, kam parë fëmijë, kam pa gra, kam pa familjarë. Të gjithë përfaqësim i gjithë shoqërisë, i subjekteve politike, pa kurrfarë dallimi. Dhe ky unitet rreth saj, mendoj që është një prej arsyeve që ka nis me e shkaktu këtë përplasje dhe përplasja gjithmonë lidhet me figura të cilat kanë peshë në shoqëri edhe në shtet dhe në këtë vend. E natyrisht ata që janë në Hagë, veçanërisht zoti Thaçi, ka fuqi edhe ndikim madje më të madh nga Haga sesa që e ka Vjosa Osmani si presidente këtu. Autoriteti i tij është i pakrahasueshëm me presidenten që kemi tash” – ka deklaruar Kajtazi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit