11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kajtazi: Ardhja e Trumpit në pushtet do të ketë ndikim në Hagë dhe në të ardhmen politike të Kurtit

- Advertisement -

Atentati ndaj ish-presidentit të ShBA-së Donald Trump, ishte temë e diskutimit në edicionin e sontëm të emisionit Rubikon.

Trump u plagos me armë të shtunën e 13 korrikut derisa ai po mbante fjalim në tubimin zgjedhor të republikanëve të Pennsylvanisë.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ia hodhi pa ndonjë pasojë tepër të madhe nga kjo ngjarje e rëndë që tronditi botën.

Analisti politik Vehbi Kajtazi, tha në Klan Kosova se ardhja sërish e Donald Trump si presidenti i Amerikës do të ketë ndikim në shumë procese në Kosovë.

“Ardhja e tij do të ketë implikime në Hagë, do të ketë implikime në procesin gjyqësor kundër z. Thaçi, do të ketë implikime në dialogun me Serbinë dhe do të ketë implikime në të ardhmen politike të Albin Kurtit”, tha Kajtazi.

Derisa sot u bë e ditur se një nga akuzat me të cilat ngarkohej Trump kishte rënë.

Ai ngarkohej me akuzën se kishte publikuar disa dokumente konfidenciale.

Dhe tani sipas analistit Vehbi Kajtazi, për këtë shkak Donald Trump do ta kthejë në personale rrënimin e punës ndaj prokurorit Jack Smith, i cili po e heton atë.

E Jack Smith, njihet edhe për atë se ishte personi i cili ia ngriti aktakuzën ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili po gjykohet për krime të luftës në Hagë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit