8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kadrijaj: Është e pakuptueshme me i besu ende Kurtit, qytetarët sot pas tri viteve janë edhe më të varfër

- Advertisement -

Në emisionin EURO N’7  janë diskutuar premtimet ekonomike të qeverisë së Albin Kurti, premtime këto të cilat nuk u realizuan.

Në një video pothuajse dy orëshe kryeministri aktual Albin Kurti përveç tjerash kishte premtuar reforma të thella në ekonomi, pastaj ndërtimi i banesave për qifte të reja me kosto mujore për pagesë prej 150 eurosh, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunim me komunitetin e bizneseve, ulje të varfërisë ekstreme, krijimin  e Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore, ndaljes së zhvatjes dhe korrupsionit, depolitizim të bordeve dhe menaxhmenteve të ndërmarrjeve publike, shuarje të AKP dhe përkrahje të barabartë financiare për të gjitha komunatë e Kosovës.

Profesori Mustaë Kadrijaj duke analizuar këto premtime ka thënë se Kurti vetëm gjatë fushatës ka përmendur ekonominë ndërsa për tri vite pothuajse nuk është marr fare me atë se çka ka premtuar.

Kjo sipas tij ka bërë që qytetarët sot të jenë edhe më të varfër se tri vite më pare, të jenë pa perspektive dhe të mendojnë vetëm largimin nga Kosova.

“Kurti pothuajse nuk është marr fare me ekonomi, premtonte se do ta ketë prioritetin kryesor rritjen e mirëqenies së popullatës por në fakt ajo vetëm se është ulur. Qytetarët të vetmen zgjidhje e shohin largimin nga vendi, korrupsioni po lulëzon, vende të reja të punës nuk ka, pra nuk u krijua perspektiva që u premtua. Ndërsa sa i përket premtimeve të dhëna në atë videon pothuajse dy orëshe para tri viteve janë premtime të cilat as që kanë nisur të implementohen edhe pse disa prej tyre më mirë që nuk kanë nisur sepse janë ide majtiste dhe dëmshme. Kjo qeveri sikur në shumë fusha ka dështu edhe në ekonomi”, është shprehur profesor Kadrijaj.

Ai ka thënë se partitë opozitare duhet të dalin me alternativa konkrete për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik kurdo që mbahen zgjedhjet. /T7/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit