Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës sonte në “Edicionin Special” ka folur për veriun e vendit, duke thënë se asnjë qeveri s’e ka pasur lehtë, sepse sipas saj, është situatë më komplekse.
Ajo gjithashtu u shpreh se është e rëndësishme që të mos politizohet sektori i sigurisë dhe mbrojtjes.
“Në veriun e Kosovës, asnjë qeveri s’e ka pasur lehtë dhe tash po e sheh edhe kjo qeveri që nuk e ka lehtë, sepse është situatë më komplekse, ku është e përfshirë edhe Serbia. Në shumë mirë e dijmë që ka influencë në Listën Serbe, ka provuar të interferojë brenda territorit të Republikës së Kosovës”.
“Në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes është shumë e rëndësishmë mos me e politizu sektorin, edhe me pas progres pa marrë parasysh se kush është në qeveri”, u shpreh tutje Kabashi-Ramaj.