“Jo në emrin tim” vazhdon sonte, ja programi i natës së 13-të

- Advertisement -

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shënuar natën e 13-të të saj. Pjesëmarrësve do t’u drejtohet me fjalim edhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Programi do të nisë me “Betimin e Ushtarit”, të interpretuar nga veterani Bekim Juniku. Më pas do të flasin organizatori i protestës, Çlirim Haziri, gazetarja nga Shqipëria, Denada Kola, si dhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Gjatë mbrëmjes, në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtarit”, ndërsa veterani Bekim Juniku do të ndajë edhe dëshminë e tij personale.

Në program është paraparë edhe një interpretim i Luan Jahirit për Epopenë e Jezercit, si dhe një këngë ushtarake.

Protesta do të shoqërohet edhe me aksionin simbolik “Një minutë heshtje për drejtësinë”.

Aktiviteti nis në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

 

Të ngjashme

Të fundit