15 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Juventusi humb nga Empoli, rrezikon seriozisht Champions

- Advertisement -

Për skuadrën e Juventusit, penalizimi prej 10 pikëve në Serie nuk ishte lajmi i vetëm i keq që morën të hënën.

Ata në mbrëmje humbën 4-1 nga Empoli dhe kështu rrezikojnë shumë kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Caputo nga penalltia në minutën 18 dhe Luperto tre minuta më vonë, krijuan epërsinë prej 2 golash për Empolin.

Caputo shënoi të tretin tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë teksa Chiesa shënoi për 3-1 në minutën 85.

Fitoren 4-1 për skuadrën nga ‘Carlo Castellani’ e vulosi Piccoli në minutën e parë të shtesës.

Me këtë humbje Juventusi pozicionohet e shtata me 59 pikë, pesë më pak se Milan në pozitën e katërt, përderisa mbeten edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

Kurse Empoli renditen e 14 me 42 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit