20.2 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Dyshohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

- Advertisement -

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-Lepenc në fshatin Akrashticë tashmë kanë filluar kërkimet për fëmiun.

Kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe janë njoftuar edhe ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve të kërkim-shpëtimit.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë  njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit,  ekipet zhytësve për  kërkim-shpëtimit.Mbi dyshimet fillestare  në zonën e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë  kanë filluar kërkimet për fëmiun”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit