Juventus vazhdon ecurinë pozitive, ndërsa edhe sfidën e dytë të 2023-shit në Seria A e ka mbyllur me fitore.
Skuadra e Allegri-t fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Udinese, në takimin e raundit të 17-të, ndërsa golin e fitores vendasit e gjetën vetëm në minutën e 86’, me Danilo-n që i dhuroi avantazhin, njëkohësisht edhe fitoren ekipit të tij.
Pas këtij takimi Juventus ngjitet në vendin e dytë të renditjes së Seria A me 37 pikë, një më shumë se Milan i vendit të tretë, por me këta të fundit që e luajnë të dielën, nesër takimin e javës së 17-të, teksa Udinese qëndron në vend të tetë me 25 pikë.