0.2 C
New York
Thursday, December 7, 2023

Buy now

Joseph: Zelensky ka fuqinë të ndal agjendën ruse në Ballkan, Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës

Analisti amerikan dhe njohësi i rajonit të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia planifikon destabilizimin e rajonit të Ballkanit me një luftë të re.

Joseph ka shkruar se Zelensky ka fuqi për të ndalur agjendën ruse në Ballkan përmes vendimit të Kievit zyrtar për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Analisti amerikan ka thënë se njohja e Kosovës do të nxiste lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit.

“Zoti President, ju keni fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan duke njohur Kosovën. Nuk do të humbisni municione nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit. Ja se si funksionon”. ka shkruar Joseph.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit