Jorginho ka sugjeruar që mund të kthehet në Itali vitin e ardhshëm pasi t’i skadojë kontrata me Arsenalin më 2024.
“Kam shumë dyshimet, do të doja të kthehesha, por nuk e di se kur do të jetë koha e duhur”, ka thënë Jorhingo.
“Ndiej sikur ende kam gjëra për të bërë te Arsenali. Gjithmonë merr kohë kur ndryshoni klub, mirëpo gjashtë muajt e parë te Arsenali nuk kanë qenë negative, përkundrazi”.
Braziliani i natyralizuar si italian kishte luajtur tetë vjet në futbollin profesionist italian para se të kalonte fillimisht te Chelsea më 2018, e pastaj edhe te Arsenali në fillim të këtij viti.