Jona ka reaguar pasi ka parë lajmet dhe komentet për sjelljen e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo pranoi se ka qenë ofenduese, duke thënë se qëllimet i kishte të mira, por mënyra se si i kishte shprehur nuk ishte e duhur.
Jona tha se kërkon falje ndaj banoreve të tjera për sjelljen e saj.
Megjithatë, për Doresën tha se nuk ka ndërmend t’i kërkojë falje, pasi sipas saj edhe ajo e ka ofenduar dhe ka publikuar fotografi të pavërteta për të.






