Debati në “Big Brother VIP Kosova” ka eskaluar mes Jonës dhe disa prej vajzave me të cilat ajo pati përplasje.
Doresa ia përmendi Jonës një nga një veprimet dhe deklaratat që, sipas saj, i kishte bërë ndër vite ndaj saj.
Ajo ia kujtoi bullizimin dhe gjërat që pretendon se Jona kishte thënë për të.
Pas këtyre përballjeve, Jona reagoi ashpër, duke u munduar të mbrojë veten përballë akuzave.






