34 vjet martesë për një yll të botës së muzikës e për më tepër të “Hard Rokut” dhe “Metalit” në kohët moderne është diçka e rrallë.
Por shembulli më i mirë mes të rrallëve është Jon Bon Xhovi, i cili në një intervistë për të përditshmen britanike “The Independent” rrëfeu çelësin e një martese jetëgjatë që vazhdon të qëndrojë e fortë me bashkëshorten e tij Dorothia Hërli, të dy në të 60-at.
62-vjeçari thotë se kurrë nuk e ka gënjyer bashkëshorten e tij, se ka qenë një shenjtor në marrëdhëniet me fanset e tij. Megjithatë, ka thënë se është përpjekur gjithmonë që në çështjet familjare të mos mungojë kurrë, duke e vënë familjen në krye të çdo gjëje.
Pranon se kontribut të madh në çift ka dhënë bashkëshortja e tij, e cila thotë se ka qenë tolerante dhe mirëkuptuese. Këshilla që u ka dhënë fëmijëve të tij, një vajze dhe 3 djemve të moshave 20 deri 30 vjeç për të patur një jetë të mirë familjare është që të gjejnë një partner me të cilin të rriten së bashku.