8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Joe Biden nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

- Advertisement -

Presidenti Joe Biden nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III, por pritet të dërgojë zonjën e parë Jill ose zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Të ftuarit, përfshirë liderët botërorë, janë njoftuar nga Buckingham Palace për datën e ceremonisë që do mbahet në maj, por kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk do jetë mes tyre.

Kjo është hera e dytë që Biden do të shmangë një takim me monarkun.

“Ne mendojmë se përfaqësuesi do të jetë zonja e parë ose zëvendëspresidenti,” tha një burim për DailyMail.

Gazeta Daily Telegraph, e cila ishte e para që raportoi lajmin, shtoi se Dame Karen Pierce, ambasadorja britanike në SHBA dhe ndihmësit e Pallatit Buckingham kishin zhvilluar bisedime ‘të përzemërta dhe diplomatike’ me Shtëpinë e Bardhë në lidhje me delegacionin.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se delegacioni që do të marrë pjesë pritet të shpallet gjatë javëve në vijim. Charles u bë mbret pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II në shtator të vitit të kaluar.

Më 6 maj ai do të kurorëzohet në Westminster Abbey. Ceremonia pasqyron traditën një mijë vjeçare dhe shërbesa do të kryhet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit