28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Jo për ditën e pavarësisë por parakalimi i FSK-së organizohet për ditën e çlirimit

- Advertisement -

Janë pamje që pothuajse në çdo përvjetor shoqëronin festen e Pavarsisë së Kosovës.

Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithmonë mblidhte interesim të madh nga qytetarët për të parë nga afër kuadratet dhe këmbësorinë e Frocës.

Mirëpo në këtë 16 vjetor, nuk kishte një përformancë të tillë as nga Ushtria e as nga Policia. Krejt kjo është bërë që ky emocion që përcjellin ushtarakët të lihet për një datë tjetër po kaq të rëndësishme.

Nga Ministria e Mbrotjes kanë thënë se parakalimi i FSK-së do të jetë më 12 qershor, datë kjo që shënon 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Por kjo nuk është hera e parë që të forcat e sigurisë nuk parakalojnë për festën e Pavarësisë.

“Mos parakalimi i trupave të FSK-së dje për ndër të shpalljes së Pavarsisë mendoj se është e zakonshme pasi ka ndodh edhe më parë, dita e djeshme është dita më e madhe e Kosovës, qytetarët kanë festuar por shoh një organizim të dobet të shtetit të Qeverisës”, ka thënë Afrim Veseli- ish kolonel i FSK-së.

Sipas ish-kolonelit të FSK-së, mungesë të uniformës ushtarake gjatë së shtunës u vërejt edhe në dy raste mjaft domethënëse.

“Dje janë zbuluar dy shtatore njëra në Mitrovicë e Komandantit Jashari  dhe tjetra në Pejë e Presidentit Rugova, dhe aty përfaqësimi i uniformës së ushtris ke shumë i vogel madje ketë e tha edhe baca Rifat, është dasht të kenë më shumë  prezente si uniform e shtetit”, ka shtuar Afrim Veseli- ish kolonel i FSK-së.

Aktivitetet për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës gjatë së shtunës ishin të shumta, ku u organizua pritja shtetrore me c’rast morrën pjesë ambassadorët e akredituar në Kosovë e figura të tjera të rëndëishme për vendin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit