Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me letrën e dërguar së fundmi për të këtë parti, nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Por, në videon e mëposhtme ju sjellim deklaratën e Abdixhikut të bërë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në emisionin “Rubikon”, njofton Klankosova.tv.
Në shkurt, kreu i LDK-së ishte i prerë dhe thoshte se sikur edhe “Mbretëri t’i japë VV-ja, nuk ulen në diskutime me ta”.
“Kemi thënë që nuk do të bëjmë më VV-në. Nuk do të bëjmë, me asnjë kusht dhe asnjë rrethanë. Mbretëri me na dhënë nuk ulemi me ta me bisedu. Nuk e marrim me ta, nuk flasim me ta, nuk diskutojmë me ta, nuk kemi pasur takime me ta dhe nuk do të kemi diskutime me ta”, pati thënë Abdixhiku.
Ndiqni deklaratën: