28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Jimmy Kimmel paralajmëron largimin nga emisioni?

- Advertisement -

Jimmy Kimmel është duke lënë të kuptohet për fundin e emisionit dhe karrierës së tij si prezantues në orët e vona të natës.

Prezantuesi 56-vjeçar i talk show-t ka qenë drejtues i emisionit Jimmy Kimmel Live! që nga janari i vitit 2003.

Lidhur me prezantimin e tij prej dekadash, ai u shpreh: “Jam i befasuar sa çdokush mund të jetë në këtë pozicion – edhe të kesh një punë vërtet të mirë është një surprizë për mua”.

Më pas ai mendoi për tërheqjen e tij nga emisioni.

“Është e vështirë të dëshirosh për të kur je duke e bërë. Të mërkurën mbrëma, isha shumë i lodhur dhe kisha të gjitha këto skenare për të shikuar – më duhej të rishikoja dhe rishkruaja të gjitha këto ide për ceremoninë e çmimeve Oscar – dhe po tundja kokën në kompjuterin tim”, tha ai për Los Angeles Times.

“Në ato momente, mendoj : ‘Nuk mund të pres derisa të mbarojë kontrata ime’. Por më pas, e marr pushimin e verës, dhe filloj të them ‘Po, më mungojnë gjërat argëtuese’”.

Ai më pas shtoi, “Unë mendoj se kjo është kontrata ime përfundimtare. E urrej edhe ta them, sepse të gjithë po qeshin me mua tani. Çdo herë mendoj kështu, dhe më pas rezulton se nuk është kështu. Kam ende pak më shumë se dy vjet në kontratën time, dhe kjo duket shumë mirë. Kjo duket e mjaftueshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit