Sidoqoftë, përkundër shpresave që ai të dhurojë paraqitje të mira në Madrid, ish-reprezentuesi francez pati vështirësi ta shfaq versionin e tij më të mirë.
Anelka rregullisht ka kritikuar mediat për faktin se u përfshin në jetën e tij në Spanjë, aty ku dështoi të shënoi gol në pesë muajt e parë tek klubi, para se të largohej pas vetëm një sezoni.
“Unë e kuptoja se çfarë do të thoshte të ishe një yll kur arrita tek Real Madridi dhe e urreja këtë”.
“Pasi u prita nga tifozët dhe gazetarët në aeroport, unë mendova: Çfarë po bëj këtu? Kjo është shumë e vështirë. Ishte fillimi i një makthi”.
“Kam ndjerë shumë presion që nga fillimi. Çdo ditë në mediat spanjolle kishte një artikull dhe një foto për mua”.
“Do të doja të shënoja më shumë, por nuk kisha mundësinë. Shumë gjëra ndodhën. Pjesërisht, më vjen keq. Lojtarët duan gjithmonë të luajnë për Real Madridin”.
“Kishte shumë sakrifica për t’u bërë dhe unë isha shumë i ri për t’i kuptuar”, përfundoi francezi.