-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Kurti është shprehur se ‘jeta e tyre ishte lavd për dashurinë; lavd për dashurinë për lirinë; lavd për dashurinë për lirinë e Kosovës. Lavdi Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, të rënë heroikisht, këtu e 26 vjet më parë.

“Ata të dy vdiqën për atë që jetuan: për lirinë e Kosovës. Vdekja e tyre ishte një rënie e njëhershme, ashtu siç jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë. Fehmi Lladrovci (1956) nga Gllanasella e Drenasit dhe Xhevë Krasniqi (1955) nga Drenoci i Malishevës ishin një çift i kulluar, që ashtu siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri, bashkë shikonin drejt një synimi, lirisë së Kosovës. Ashtu siç e ka titulluar Fehmiu letrën e tij nga burgu për Xhevën, “DRITA E SYTRIT TIM XHEVË!”, ku ndër tjera ai i ka shkruar Xhevës: “Të përshëndes e të përqafoi nga larg SHPIRTI IM XHEVË! TË DUA SHUMË XHEVË””, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit