Debati i ndezur ditët e fundit lidhur me rolin e influencuesve në Shqipëri, i nisur fillimisht nga ironia publike e kryeministrit Edi Rama, ka degraduar në ofendime të rënda personale në studiot televizive.
Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Top Story” përballë moderatores Grida Duma, gazetari Bledi Mane ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të ish-banores së BBVA dhe influencueses së njohur, Dea Mishel.






