3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

“Jeni bërë heronj të mediave në Kosovë dhe Kurtit”, Ana Bërnabiq merret në Kuvend me raportimet e mediave kosovare për zhvillimet në Serbi

- Advertisement -

Në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, e pati edhe deputetë të lënduar.

Grupet opozitare fillimisht njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, por paralajmëruan veprime të caktuara. Në sallën e Kuvendit dhe rreth objektit kanë mbërritur edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca, teksa raportohet për tre deputetë të lënduar.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka refuzuar ta ndërpresë seancën, teksa i ka sulmuar deputetë opozitarë serbë duke i cilësuar si “bandë terroriste”.

Ajo madje ka thënë se në Kosovë “është duke u festuar për atë çka po ndodh në Serbi”, teksa ka ekspozuar raportimin e gazetës Reporteri dhe të mediave të tjera rreth zhvillimeve atje.

“Qytetarët e Serbisë që po i ndekin këto zhvillime, dua të ju them tregoj deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare në Kosovë e Metohi. Heronjtë e Albin Kurtit, shpresoj që jeni të kënaqur. Albin Kurti është i kënaqur. Shpresoj që jeni edhe ju, kjo është vetëm një pjesë e asaj se si mediat në Kosovë festojnë. Kjo është dëshmi se kush po lufton për dhe kush kundër Serbisë”, thotë Bënrnabiq ndër të tjera

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit