-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Jemi të pikëlluar”: Zhgënjim në fshatin e paraardhësve të Harrisit

- Advertisement -

Ishte një ndjenjë zhgënjimi në Thulasendrapuram, fshat i vogël në jug të Indisë, ku familja e nënës së demokrates Kamala Harris ka lidhje stërgjyshore dhe ku njerëzit po e përkrahnin zonjën Harris për presidente të ShBA-së.

Banorët e fshatit, që me interesim të madh po i ndiqnin rezultatet e zgjedhjeve në telefonat e tyre, mbetën të heshtur, ndërsa entuziazmi fillestar u venit, edhe para shpalljes së garës si të mbyllur, por shumë prej tyre thanë se ishin krenarë që Harrisi bëri një luftë të mirë, raporton agjencia “Associated Press”.

“Jemi të pikëlluar, por çfarë mund të bëjmë? Ishte në duart e votuesve të atij vendi. Ata bënë që Trumpi të fitojë. Vetëm mund t’ia urojmë Trumpit të mirat për fitoren e tij” –tha J. Sudhakar.

Kur rezultatet po bëheshin më të qarta, një grup gazetarësh që ishin vendosur afër një tempulli të fshatit u larguan. Fshati, që ishte vend i një spektakli të shkurtër të mediave dhe euforisë nga e marta, mbeti pothuajse bosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit