8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Jemi një hap larg zgjedhjeve” – Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të japë dorëheqje.

“Meqenëse vullneti është i tij, ne jemi larg një vendim të zgjedhjeve. E vendimi i vetëm është dorëheqja, më pas bëhet shpërbërja”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, faji nuk është i Kuvendit të Kosovës, por është faji i Qeverisë.

“Nuk është faji i Kuvendit. Kuvendi i Kosovës është funksional, është i dobët po është reflektim i popullit. Faji është i Qeverisë. Kryeministri është dorëhequr, po kërkon zgjedhje por duke shpërndarë përgjegjësinë e tij”, tha Abdixhiku në T7.

Darka mes VV-së dhe PDK-së, ia ka vërtetuar Abdixhikut se opozita nuk ka qenë asnjëherë një.

“Gjithmonë kam thënë se opozita nuk ka qenë asnjëherë një, darka mes Vetëvendosjes dhe PDK-së e ka vërtetuar këtë. Politika opozitare ka qenë që të lëmë 51%’shin të shihet se çfarë mund të bëjë. Vetëm falë politikës opozitare të LDK-së, kjo ka qenë rruga, se përndryshe boksa e rrahje kishin këta tjerët aty, jo ne. Falë politikës tonë u pa se çfarë mund të bëjë 51%’ shi e shihet që s’ka bërë asgjë”, shtoi Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit