Sot janë shpërndare donacione për gazetarët nga Free Press Unlimited dhe Reporters sans frontières.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se në këtë donacione përfshihen mjete mbrojtjëse si jelekët anti-plumb, helmeta dhe pakot e ndihmës së parë.
“Shpërndahen mjetet mbrojtëse për gazetarët – donacion i Free Press Unlimited dhe Reporters sans frontières / Reporters Ëithout Borders / RSF. Sot, është bërë shpërndarja e mjeteve mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, të dhuruara nga FPU dhe RSF – me ndërmjetësimin e Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari. Mjetet mbrojtëse – të përbëra nga jelekët antiplumb, helmetat dhe pakot e ndihmës së parë, janë shpërndarë tek 20 medie (televizione dhe portale), që kanë raportuar nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftimin e AGK-së.
Tutje u bë e ditur se këto donacione janë shpërndatë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Shpërndarja e këtyre mjeteve mbrojtëse u bë në Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët e së cilës treguan gatishmëri dhe bashkëpunim të mirë gjatë gjithë procesit, në koordinim me zyrën përkatëse në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Sipas nevojës, AGK-ja, do të vazhdojë të kërkojë mbështetje të kësaj natyre nga organizatat partnere ndërkombëtare.” – thuhet në përfundim të njoftimit.