Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 105K në “Instagram”, tani numëron 104K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 469K.

Sa i përket Heidi Bacit, ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Nga 235K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 236K ndjekës.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 359K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 136K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka humbur 1K në numrin e ndjekësve dhe ka tashmë 850K. Rike Roçi ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar, nga 181K, tashmë ajo numëron 182K. /Top Albania Radio/