Jashari – Vitisë: Prej 2021 keni mungesë të barnave esenciale, problemet po iu vazhdojnë vit pas viti

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, në seancën e sotme të Kuvendit, ku po zhvillohet interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer që mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesa e barnave onkologjike.

Jashari, ka kritikuar Vitinë lidhur me udhëheqjen e ministrisë, duke thënë se problemet ‘’po i vazhdojnë vit pas viti’’, dhe se ka mungesë të barnave esenciale prej vitit 2021.

‘’Këtë interpelancë e kemi iniciuar pas ankesave të shumta të qytetarëve për mungesën e barnave veçanërisht të atyre që përdoren në trajtimin e kancerit. Duam të dërgojmë mesazh të qartë, shëndetësia, sigurimi i barnave dhe përmirësimi i kushteve duhet të jetën prioritete reale buxhetore jo vetëm premtime në letër. Qytetarët kanë të drejta, institucionet kanë detyrime.

Ne duhet të punojmë dhe të angazhohemi që asnjë pacient me kancer rtë mos zgjohet në mëngjes me shqetësimin nëse atë do ta ketë terapinë. Asnjë familje nuk duhet të detyrohet të hyjë në borxhe, të shesë pasurinë apo të kërkojë ndihmë nga të tjerët për të siguruar një barë që shteti e ka detyrim të ia u ofrojë. Sepse, kur një qytetar detyrohet të luftojë të sigurojë terapinë që i nevojitet për të jetuar atëherë kemi të bëjmë me  papërgjegjësi shtetërore. Katër muaj zoti ministër, katër muaj pa barnen që i ndihmon në terapinë e kancerit. Për ju mundet me qenë vetëm një tender që është vonu, por për atë gru ishin katër muaj pritje të një bari, ndërsa sëmundja nuk pret.  Problemi i mungesës së barnave nuk ka filluar këtë muaj, ai po përsëritet prej vitesh. Prej viti 2021 ju keni mungesë të barnave esenciale, dhe problemet po iu vazhdojnë vit pas viti’’, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit