Përfaqësuesja e Izraelit e ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një ditë para përballjes me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka përfunduar përgatitjet e fundit para kësaj sfide, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për të dyja përfaqësueset.
Para stërvitjes, përzgjedhësi izraelit ka mbajtur edhe konferencën zyrtare për media, ndërsa seanca stërvitore është zhvilluar në orën 11:30, në stadiumin ku do të luhet ndeshja.
Kosovë – Izrael zhvillohet të shtunën, më 14 nëntor, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët synojnë fitoren para tifozëve të tyre, në një ndeshje ku pikët janë tejet të rëndësishme për objektivat në Grupin B3






