6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevojshme

- Advertisement -

Analistët në Serbi thonë se politikanët morën mesazhe nga Samiti i “Procesit të Berlinit”, veçanërisht ata të Kosovës e Serbisë, që duhet të punojnë për normalizim marrëdhëniesh në mes të dyja vendeve.

Sipas tyre, takimet mes palëve duhet të ndodhin në mënyrë që të finalizohet kjo marrëveshje.

Pas dërgimit të mesazhit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’, analistët theksojnë nevojën për një qasje të ndryshme, më pak burokratike.

Analisti Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, kujton rëndësinë e ‘Marrëveshjes së Ohrit’, e cila është arritur mbi bazën e propozimit franko-gjerman.

Ai thekson se realizimi i kësaj marrëveshjeje është thelbësor, por edhe një perspektivë e qartë evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

“Bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kosovës brenda BE-së duhet të jetë parim. Luhatjet politike rreth njohjes nuk janë të nevojshme, sepse me anëtarësimin në BE, ky proces përfundon. Të gjithë së bashku në NATO dhe BE”, tha Janjiq, për RTK.

Megjithatë, ai shton se deri tani nuk është bërë asgjë për realizimin e marrëveshjes, çka shkakton shqetësim.

Sipas një pjese të opozitës pro-evropiane, edhe pse në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’ është bërë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve, nuk shihet gatishmëria nga të dyja palët për t’u angazhuar thellësisht në këtë proces.

Sipas Natan Albahari nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, çdo takim i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë është një zhvillim pozitiv, mirëpo duhet një hap shtesë

“Kam frikë se proceset shtesë, duke përfshirë Procesin e Berlinit, nuk do të jenë të mjaftueshme derisa liderët të mos kenë vullnetin politik dhe të japin një direktivë politike të qartë për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Albahari, duke shtuar se moszgjidhja e kësaj çështjeje bllokon rrugën drejt BE-së, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.

Në lidhje me procesin e dialogut të Brukselit, si dhe takimet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, ekspertët theksojnë se, me gjithë sukseset teknike dhe ekonomike, çështjet kryesore politike bilaterale mbeten të pazgjidhura, çka vazhdon të krijojë tensione në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /rtk/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit