15 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Janë më keq se cigaret, këto janë ushqimet që krijojnë varësi

- Advertisement -

Psikologët nga Universiteti i Michiganit dhe “Virginia Tech” renditën disa ushqime që krijojnë varësi dhe rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën “Addiction”. Sipas mendimit të tyre, ushqimi shumë i përpunuar që përmban aditivë krijon varësi po aq sa edhe cigaret dhe duhani.

Kështu ata veçuan disa ushqime që ju bëjnë praktikisht të ndjeni një krizë abstinence kur nuk i merrni, konkretisht: patate të skuqura, akullore, copa pule dhe ëmbëlsira. Shkencëtarët erdhën në këto rezultate bazuar në kriteret e përdorura në vlerësimin e varësisë nga duhani.

Konsumimi i rregullt i ushqimeve të pashëndetshme dhe të përpunuara mund të çojë në mbingrënie kompulsive, sepse ushqime të tilla, si nikotina, ndikojnë në disponimin dhe shëndetin e përgjithshëm. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit