Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj ka shpjeguar hap pas hapi se kur mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.
“Me Gjykatën Supreme do të duhej të shkohej deri më 18 mars, afati maksimal, i fundit. Me të 19-tin presidentja ka të drejtën që brenda 30 ditëve ta thërras seancën konstituive, që prej praktikës së mëhershme, seanca është thirrur brenda 8 ditëve pas certifikimit”, tha ai.
“Pastaj kryetari Kuvendit ka për detyrë ta thërrasë kryesinë, ta përgatisë rendin e ditës, e pastaj më i vjetri dhe më i riu udhëheqin seancën konstituive. Deri këtu besoj se nuk do të ketë problem”, tha Jakaj në emisionin “Rubikon”.
“Në rast se presidentja nuk e thërret seancën, Kuvendi mblidhet në ditën e 30-të”.
Për të dëgjuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme: