Jakaj: Qeveria dështoi në mbrojtjen e punëtorit, s’e ka ndërmjetësues as Sindikatën as pensionistët

- Advertisement -

I ftuar në emisionin “Tempus” në T7, Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se Qeveria ka dështuar në mbrojtjen e punëtorit dhe se nuk ka si ndërmjetësues as sindikatat e as pensionistët.

“Me ju kthy pyetjes taman konkrete, Qeveria Kurti ka dështu me mbrojt punëtorin, përveç që ka mbërri në masë të caktume me i vendos ato politika që i diskutova më herët, formën e transfereve sociale, pra nuk e ka ndërmjetësues as sindikatën, nuk e ka ndërmjetësues as shoqatën e pensionistëve, ta zëmë”, tha Jakaj.

Më tej, Jakaj shtoi se Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin me rastin e caktimit të pensionit bazë.

“Ne e dijmë se si është rritë paga minimale në këtë rast, pa asnjë ndërmjetësues, pa asnjë shoqatë, dhe e dijmë se si janë ndarë pensionet pa asnjë konsultim, pa asnjë zbatim të saktë të ligjit për zbatimin e metodologjisë për caktimin e pensionit bazë, ta zëmë”, shtoi Jakaj.

Të ngjashme

Të fundit