28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Izraeli i intensifikon sulmet në Rafah të Gazës, duke vrarë një familje të madhe në shtëpi

- Advertisement -

Në Jerusalem, anëtari i kabinetit izraelit të luftës, Benny Gantz, përmendi “shenja të hershme premtuese të përparimit” për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në Gaza në kohën e bisedimeve të zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari për të siguruar një pauzë në luftime, raporton agjencia “Reuters”.

Ushtria izraelite tha se i kishte shtuar operacionet në Khan Younis, qytet në veri të Rafah-s. Ushtria nuk përmendi sulme në Rafah në përmbledhjen e saj ditore të ngjarjeve në Gaza dhe nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Rreth 1,5 milion njerëz vlerësohet se janë dyndur në Rafah, në skajin jugor të enklavës, afër kufirit me Egjiptin, shumica prej tyre pasi janë larguar nga shtëpitë e tyre në veri për të ikur nga operacionet ushtarake të Izraelit.

Rrjedhja e ndihmave që hyjnë në Gaza pothuajse është ndalur në dy javët e kaluara dhe kolapsi i sigurisë e ka bërë gjithnjë më të vështirë shpërndarjen e ushqimit, sipas të dhënave dhe zyrtarëve të OKB-së.

Izraeli ka thënë se është duke u përgatitur për një sulm tokësor në Rafah, pavarësisht nga shtimi i kundërshtimeve ndërkombëtare, përfshirë aleaten e palëkundur të këtij shteti, ShBA-në, për shkak të frikës rreth jetës së civilëve.

Banorët e qytetit Rafah, me të cilët u sigurua kontakti përmes teksteve telefonike, raportuan për disa sulme ajrore izraelite dhe shpërthime të mëdha në atë vendbanim, si dhe të shtëna nga barkat drejt zonave bregdetare.

Gazetarët e agjencisë “Reuters” e incizuan rezultatin e një sulmi ndaj shtëpisë së familjes Al-Noor në Rafah, e cila ishte bërë rrafsh me tokë, ku shihen mbi dhjetë trupa të mbështjellë me mbështjellës të bardhë ose të zinj dhe të afërm në zi në një spital në Rafah.

Abdulrahman Juma tha se bashkëshortja e tij, Noor, e cila ishte nga familja Al-Noor, si dhe vajza e tij 1-vjeçare, Kinza, ishin vrarë nga ky sulm, bashkë me prindërit dhe vëllanë e gruas e të afërm të tjerë.

Juma po e mbante trupin e vajzës Kinza, të mbështjellë me një mbështjellës të bardhë me njolla gjaku. “Kjo, që është në prehrin tim, ma mori shpirtin… Ajo është një vjeçe e gjysmë” – tha ai.

Izraeli thotë se militantët e Hamasit i përdorin ndërtesat civile si mburojë, akuzë që është mohuar nga grupi./nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit