14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Izmaku: Prisnim një iniciativë nga lideri opozitar për bashkim, shkojë në “darkën e gabuar”

- Advertisement -

Xhevahire Izmaku anëtare Nismës Social Demokrate, ka thënë se takimi i liderit të PDK-së, Memli Krasniqi me kryeministrin Kurti ka ndryshuar qasjen dhe pritjen për një bashkim opozitar.

Ish-deputetja e PDK-së, ka thënë se kryetari i kësaj partie me takimin me Kurtin u vu në agjendën e tij, për ta tërhequr vëmendjen pas dështimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Izmaku e ka quajtur “darkë të gabuar” të Krasniqit me Kurtin.

“Ka pasur një rol të devijuar të liderit opozitar, thjesht në momentin kur është prit me pas një përbashkim, pra që lidershipi opozitar që ka qenë PDK me marrë një rol tjetër u ndërruan rrugët dhe u vu në agjendë, në pozicionin ku u ndërrua diskursi publik pasi Kosova dështojë të anëtarësohet në KiE, brenda orëve u ndryshua ky diskurs dhe ka dal në pyetje vetëm narrativë rreth “darkës së gabuar”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Izmaku ka thënë se edhe agjenda e takimit ka qenë e gabuar, pasi që vendi duhet të shkojë në zgjedhje me dorëheqjen e Kurtit e jo më shpërndarjen e Kuvendit.

Ajo ka thënë se i duan zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur, por me dorëheqjen e Kurtit. Izmaku ka thënë se kanë filluar hartimin e programit qeverisës të cilin do ta shpalosin së shpejti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit