Isufaj ankohet në Supreme pasi KPK e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK’së

- Advertisement -

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është ankuar në Gjykatën Supreme pasi u shkarkua nga kjo pozitë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Supremes, Antigona Lutfiu.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe është në shqyrtim”.

Më 2 tetor, KPK mori vendim për shkarkimin e Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale duke e arsyetuar se deri te vendimi erdhi pasi u vlerësuan rrethanat “institucionale dhe profesionale”.

Për shkarkimin e Isufajt pati reagime nga opozita që këtë vendim e panë si kapje të institucionit të Këshillit Prokurorial nga kryeministri Albin Kurti

Të ngjashme

Të fundit