Besa Ismaili ka deklaruar se politika duhet të rikthejë besimin tek qytetarët dhe jo t’ua shtojë frikën për të ardhmen, duke vënë theksin te shqetësimet që, sipas saj, po i përjeton gjenerata e prindërve për shkak të krizës politike dhe pasigurisë në vend.
Ajo ka thënë se në takimet me prindërit e saj ndjen shqetësimin e tyre për më shumë stabilitet, dinjitet dhe shpresë për Kosovën, derisa ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore në të cilën po kandidon.
Ismaili është shprehur se Kosova ka nevojë për zëra që bashkojnë, për përgjegjësi dhe për një vizion që u jep familjeve siguri dhe arsye për të besuar sërish në të ardhmen e vendit
Postimi i plotë:
Politika duhet të rikthejë besimin tek njerëzit dhe jo t’ua shtojë frikën për të nesërmen.
——————-
Gjenerata e prindërve tanë po jeton me shumë brenga për krizën politike dhe pasigurinë për të ardhmen e Kosovës.
Në çdo takim me prindërit e mi, ndjej vetëm shqetësimin e tyre dhe nevojën për më shumë stabilitet, dinjitet dhe shpresë për këtë vend.
Para fillimit të kësaj fushate zgjedhore ku unë kandidoj, është shumë e rëndësishme për mua t’i dëgjoj nga afër, sepse besoj se politika duhet të rikthejë besimin tek njerëzit dhe jo t’ua shtojë frikën për të nesërmen.
Kosova ka nevojë për zëra që bashkojnë, për përgjegjësi dhe për një vizion që u jep familjeve siguri dhe arsye për të besuar sërish në të ardhmen e vendit tonë.
#besaismaili60






