-1.8 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Ismaili përkujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën: Ata përbëjnë bërthamë në fillet e rezistencës kundër okupatorit dhe regjimit serb

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41, Besa Ismaili, ka përkujtuar Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën, dy prej figurave të ndritura të çështjes kombëtare shqiptare.

“Rexhepi dhe Nuhiu përbëjnë bërthamë në fillet e rezistencës kundër okupatorit dhe regjimit serb, e cila do të merrte jehonë të madhe në njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, lëvizjeve studentore që u shndërruan në demonstrata të përgjithshme në fillim të viteve 80-ta”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

41 vite nga rënia e Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, figurave të ndritura të çështjes kombëtare shqiptare.

Rexhepi dhe Nuhiu përbëjnë bërthamë në fillet e rezistencës kundër okupatorit dhe regjimit serb, e cila do të merrte jehonë të madhe në njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, lëvizjeve studentore që u shndërruan në demonstrata të përgjithshme në fillim të viteve 80-ta.

Kodra e Trimave do të shënonte përfundimisht sublimin e veprës së tyre, rënien heroike gjatë luftimit me forcat serbe, më 11 dhe 12 janar, 1984.

Veprimtaria e tyre, fillimisht në mërgatë, me përpilimin e planeve për rezistencë ndaj okupatorit, e pastaj botimin dhe publicistikën kombëtare, e deri tek rezistenca e aramtosur, përbën për ne trasim rruge në përpjekjën për ndërtimin dhe të ardhmen e shtetit tonë.

Zoti e shpërbleftë veprën e tyre dhe na bëftë të mos e harrojmë përpjekjen e atdhetarëve në rrugën e popullit tonë për liri dhe pavarësi!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit